Elia Zaharia: Po deformohen shumë gjëra, s’mund të bëj dalje publike sepse...

22 March 2024, 20:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Elia Zaharia: Po deformohen shumë gjëra, s’mund të bëj
Elia Zaharia

Elia Zaharia ka reaguar për procesin e saj gjyqësor.

Gjithashtu Zaharia theksoi se seanca për të dhe princ Lekën për urdhër mbrojtje të ndërsjellët u shty pasi prokuroria nuk kishte sjellë raportin e saj mjekoligjor. Ajo tha se babai i saj nuk ka kërkuar urdhër mbrojtje nga Leka, “pasi nuk e ka konsideruar të nevojshëm për vazhdimin e kësaj marrëdhënie të përfunduar”.

Reagimi i plotë i Elia Zaharias

“Nuk mund të bëj dalje publike pasi jam në procese gjyqësore! Ju lutem që mos ketë deformime, seanca për mua dhe Lekën për urdhër mbrojtje të ndërsjellët u shty pasi prokuroria nuk kishte sjellë raportin tim mjekoligjor.

Është kërkuar nga avokatja të vihet në dispozicion, tani u kërkua edhe nga gjykata! Është thjeshtë procedure! Ndërsa për babin u zhvillua. Babi nuk ka kërkuar urdhër mbrojtje nga Leka, pasi nuk e ka konsideruar të nevojshëm për vazhdimin e kësaj marrëdhënie të përfunduar. Kërkesën për urdhër mbrojtje ndaj tij e ka bërë vetëm Leka dhe gjykata e ka lënë në fuqi.

Ju a shkruaj këto pasi çfarë nuk është trilluar këto ditë në panele me njerëz që prezantoheshin si miq tanët e që unë nuk i kam takuar kurrë! Seanca sot ka lidhje vetëm me urdhër mbrojtjen jo me kallëzimin penal. Ajo është tjetër çështje që i takon prokurorisë,” tha Elia Zaharia për emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH.


Video