Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri kimisti i kokainës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

6 August 2026, 21:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri kimisti i kokainës në
Saimir Rosales Rodriguez

Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri shtetasi kolumbian Saimir Rosales Rodriguez, i dënuar me 14 vite burg nga Gjykata e Posaçme pas hetimeve të SPAK.

Burime të gazetares së Top Channel Anila Hoxha konfirmojnë se i shumëkërkuari iu dorëzua autoriteteve shqiptare në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit.

Rodriguez është një nga trafikantët e përfshirë në dosjen e Frakullës, i njohur ndryshe si “Kimisti”, i cili pas operacionit antikokainë kishte arritur të largohej nga Shqipëria.

 

 


Video