E shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Fier 45-vjeçarja

19 October 2024, 15:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni,
Foto ilustruese

Policia e Fierit ka arrestuar një 45-vjeçare të shpallur në kërkim pasi gjykata e Fierit e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për shfrytëzim prostitucioni dhe mbajtje e lokaleve për prostitucion.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Fier ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim Y. N(Xh)., 45 vjeçe, banuese në fshatin Ruzhdije, Patos, pasi gjykata e Fierit e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprat penale "Shfrytëzim Prostitucioni”, dhe "Mbajtje e lokaleve për prostitucion””, njofton Policia.

Në prangat e policisë ka rënë edhe një 53-vjeçar nga Roskoveci, i cili ishte shpallur në kërkim për "mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Roskovec ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim L. I., 53 vjeç, banues në fshatin Kurjan, Roskovec, pasi Gjykata e Fierit ka caktuar masë sigurie "Arrest me burg", për veprën penale "Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit"”, njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Video