E rëndë në Tiranë, 16-vjeçari humb jetën gjatë ndeshjes së basketbollit në pallatin e sportit “Asllan Rusi”

24 February 2024, 20:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Tiranë, 16-vjeçari humb jetën
Pallati i sportit “Asllan Rusi”

Një ngjarje tragjike ka ndodhur rreth orës 15:00 në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.

Policia njofton se një 16-vjeçar, duke ndjekur një ndeshje basketbolli, ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në fushë. Fatkeqësisht, adoleshenti ka humbur jetë në spital.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 16-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video