E rëndë në Kavajë, konflikti mes dy vëllezërve përfundon me vrasje

24 June 2026, 21:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Kavajë, konflikti mes dy vëllezërve
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Agonas të Kavajës, ku një konflikt familjar ka përfunduar me vrasje.

Rreth orës 20:30, gjatë kohës që ndodheshin në një arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, dyshohet se 76-vjeçari, ka goditur me thikë vëllain e tij, 74 vjeç.

Fillimisht i plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, por për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën rrugës.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë kapur autorin e dyshuar, të cilin e kanë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.


Video