E rëndë në Kamëz: Makina përplas për vdekje 2-vjeçarin

8 March 2025, 18:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Kamëz: Makina përplas për vdekje
Foto ilustruese

Një i mitur vetëm 2 vjeç ka gjetur vdekjen pasi është përplasur nga një automjet ditën e sotme.

Sipas asaj që bën të ditur policia, familjarët e kanë dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, por i mituri nuk ka mundur të mbijetojë.

Drejtuesi i automjetit mbetet ende i paidentifikuar, teksa ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.

“Rreth orës 17:30, në Spitalin e Traumës, familjarët kanë dërguar për mjekim një të mitur rreth 2 vjeç, të cilin e ka aksidentuar në Kamëz një automjet me drejtues ende të paidentifikuar. Si pasojë i mituri ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.


Video