E pazakontë në Sarandë/ Persona të paidentifikuar dëmtojnë gomat e tetë automjeteve gjatë natës!

20 December 2025, 16:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E pazakontë në Sarandë/ Persona të paidentifikuar

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Sarandës.

Disa automjete, të cilat ishin të parakuara gjatë natës, janë dëmtuar nga persona të cilët ende nuk janë identifikuar nga policia.

Sipas informacioneve paraprake, në lagjen nr. 4 autorët kanë shpuar gomat e tetë automjeteve.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ku dhe po heton më shumë mbi rastin dhe identifikimin e autorëve.

Nga hetimet e dertanishme dyshohet se kjo mund të jetë kryer nga persona nën efektin e alkoolit.


Video