Krerët më të lartë të ushtrisë greke janë takuar në Tiranë me kryepeshkopin Anastas Janullatos, teksa e kanë nderuar atë edhe me një medalje.
Është bërë tashmë e zakonshme për çdo zyrtar të lartë grek që viziton Tiranën të takohet me atë që shpesh e quajnë si mbrojtës dhe përhapës i helenizmit në trojet shqiptare, kryepeshkopin Anastas.
Por një takim me kreun më të lartë të ushtrisë greke, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, gjenerali Dimitrios Choupis, mund të dukej disi i pakuptimtë, për një shtet që mban ende ligjin e luftës me Shqipërinë, vend ku Janullatos predikon prej më shumë se 30 vitesh.
Në fakt, më herët është përfolur se Janullatos mban gradën e lartë të kolonelit në ushtrinë greke.
Janullatos njihet tashmë për takimet me personazhe kontroverse, siç nuk të ngurronte t’i shkonte për vizitë në burg Fredi Belerit, një personazh me të shkuar të errët dhe i dënuar për poshtërrimin e Shqipërisë dhe simboleve të saj.
Dimitrios Choupis ndodhej në Tiranë në kuadër të takimit të shefave të shtabit nga të gjitha vendet e rajonit.