VIDEO-LAJM/ Rruga e “ARBRIT” si Rozafa, bllokohet qarkullimi te “Shkalla e Tujanit”!

13 June 2024, 14:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO-LAJM/ Rruga e “ARBRIT” si Rozafa, bllokohet qarkullimi te

Dhjetra automjete që lëvizin në drejtim të Qarkut Dibër dhe Tiranës janë bllokuar në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” pak kilometra në hyrje të kryeqytetit.

Shkak për këtë mësohet se janë bërë punimet që po kryhen në skarpatën e rrugës.

Rënia e gurëve masiv në rrugë ka penguar qarkullimin e automjeteve.

Një situatë e tillë është prej disa muajsh në këtë aks rrugor teksa drejtuesit e mjeteve bllokohen pa paralajmërim./VoxNews


Video