E kishte parkuar në oborr, i vihet tritol automjetit të një 39-vjeçari në Selitë të Vogël

19 December 2025, 08:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E kishte parkuar në oborr, i vihet tritol automjetit të një
Foto ilustruese

Një sasi lëndë plasëse është hedhur në automjetin e Dritan Janos, 39 vjeç në Selitë të Vogël.

Ngjarja fatmirësisht pas pa pasoja për jetën u shënua rreth orës 03:20 të mëngjesit të sotëm.

Njoftimi i Policisë

Më datë 19.12.2025, rreth orës 03:20, në Selitë të Vogël, dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse në automjetin e shtetasit D. J., rreth 39 vjeç, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij. Si pasojë, pati vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.


Video