“E goditi me grushta në kokë dhe gjoks”/ Babai shqiptar"monstër" dhunon vajzën e tij shtatzënë në Greqi

13 March 2023, 20:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“E goditi me grushta në kokë dhe gjoks”/ Babai
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Janinë të Greqisë me protagonist një familje shqiptare. Një baba shqiptar, 50 vjeç, ka dhunuar vajzën e tij 22 vjeçe shtatzënë në muajin e gjashtë, në banesën ku ata jetonin.

Mediat fqinje raportopjnë se 50-vjeçari, fillimisht ka dhunuar vajzën e më pas e ka goditur me grusht në kokë dhe e ka shtyrë në gjoks.

22-vjeçarja u dërgua në spitalin e Hatzikosta-s për të përcaktuar nëse sulmi e ka lënduar apo rrezikon shtatzëninë, por është mësuar se fatmirësisht nëna dhe foshnja e palindur nuk janë në rrezik.

Megjithatë, ajo do të mbahet e shtruar në spital, ndërsa babai është shpallur në kërkim për dhunë në familje


Video