Dyshohet se bleu vota për PSD, SPAK çon për gjykim kryebashkiakun e PS në Vaun e Dejës Kristian Shkreli

24 October 2025, 08:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dyshohet se bleu vota për PSD, SPAK çon për gjykim
Kristian Shkreli

SPAK ka mbyllur hetimet për kryebashkiakun socialist Kristian Shkreli dhe ka bërë kërkesë në GJKKO për kalimin e dosjes për gjykim.

Shkreli u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK pak ditë më parë nën dyshimin se bleu vota për Partinë Socialdemokrate. Atij iu komunikua akuza “ korrupsion në zgjedhje”.

Kërkesa e SPAK lidhur me kalimin apo jo të dosjes në proces gjyqësor do shqyrtohet nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.


Video