Dy turistë çek me kajak ngelin në mes të detit, shpëtohen nga policia në Dhërmi

17 June 2023, 21:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dy turistë çek me kajak ngelin në mes të detit,
Dy turistë çek me kajak ngelin në mes të detit, shpëtohen nga policia në Dhërmi

Dy turistë çek që janë bllokuar në mes të detit të trazuar në plazhin e Livadhit, janë shpëtuar nga policia Kufitare e Dhërmiut.

Sipas njoftimit të uniformave blu, turistët e kishin të pamundur kthimin në breg, me mjetin e tyre lundrues tip kajak, për shkak të dallgëve të larta.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë shkuar në vendin ku kishin ngelur turistët dhe i kanë shoqëruar ata me mjetin e Policisë Kufitare, deri në breg. Gjendja shëndetësore e dy turistëve paraqitet e mirë dhe stabile.

“Ditën e sotme, salla operative e Komisariatit të Policisë Himarë ka marrë njoftim për 2 turistë që ishin duke lundruar në det, në plazhin e Livadhit, me një mjet lundrues kajk, të cilët e kishin të pamundur të ktheheshin në breg, për shkak të dallgëve të larta.  Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu shkuar në ndihmë 2 turistëve çek”, deklaroi policia.


Video