Ka përfunduar pas 3 orësh seanca gjyqësore në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.
Prokuroria e Posaçme ka relatuar provat dhe hetimet që ka kryer përpara Gjykatës së Posaçme.
Më konkretisht, prokurori Sotir Kllapi ka paraqitur 214 faqe nga dosja prej 214 faqesh përpara gjyqtares Irena Gjoka, ku nga ana e avokatëve është kërkuar të lexohet çdo fletë në seancën gjyqësore.
Këtë të enjte, organi i akuzës ka relatuar 41 fletë nga 214 në total. Procesi është ndërprerë për të rinisur në datë 29 janar ora 10.00, ku SPAK do vijojë me fletët e mbetura.
Më pas, do jetë radha e të akuzuarve për të bërë mbrojtjen e tyre.
Gjyqtarja Irena Gjoka pas kësaj procedure do marrë vendimin lidhur me kalimin ose jo të çështjes për gjykim.