“Djalë i mirë, e ka justifikuar atë punë që ka bërë”, Benet Beci flet pas deklaratës së Luizit për ndihmën që i dha

2 May 2023, 10:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Djalë i mirë, e ka justifikuar atë punë që ka
Luiz Ejlli dhe Benet Beci

Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar të Bashkisë së Shkodrës Benet Beci ka folur mbrëmë në emisionin “Open” dhe për banorin e Big Brother Vip Albania, që shihet si pretendenti kryesor për të fituar Luiz Ejlli.

Vetëm pak ditë më parë Ejlli foli në Big Brother për ndihmën e dhënë nga Beci në një moment të vështirë të jetës së tij, duke e punësuar kur ishte në krye të KESH.

I pyetur në lidhje me këtë deklaratë, Beci tha se është mirënjohës që ai është mirënjohës dhe tha se Luizi është një djalë i mirë dhe e ka justifikuar atë punë që ka bërë.

“Ndonjëherë ndodh që ti mund të bësh shumë ndere dhe kam punuar shumë. Gjendet një mënyrë për ta kthyer nderin. Kjo është një mënyrë që të vjen fare papritur. Jam mirënjohës që ai është mirënjohës. Ai është një djalë i mirë i cili ka qenë dhe e ka justifikuar atë punë që ka bërë”, tha Beci.


Video