Dita e sotme me diell, temperaturat do të jenë me rritje!

28 July 2024, 09:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dita e sotme me diell, temperaturat do të jenë me rritje!

Anticikloni afrikan po domino sërish pellgun e Mesdheut ku presim temperature të larta në territorin e Shqipërisë .

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime në bregdet, vranësira kalimtare në zonat lindore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore      20/35°C

- Zonat e ulëta      22/39°C

Ndërkaq, Kosova për dt. 28 Korrik 2024 do të ketë kthjellime dhe  vranësira. 

Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 17°C –21°C në mëngjes deri në 34°C –37°C gradë Celsius në mesditë.


Video