Dita 20-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

19 June 2026, 22:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dita 20-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në
Qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Qytetarët po protestojnë edhe këtë të premte për të 20-ën ditë me radhë, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në orën 19:00, si çdo ditë tjetër, protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas, duke brohoritur thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, marshuan në drejtim të godinës së qeverisë, ku mbajtën fjalimet e tyre.

Pasi qëndruan për rreth dy orë e gjysmë para Kryeministrisë, ku mbajtën fjalimet e rastit, ashtu si çdo natë tjetër, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, ndërsa thërrasin: “Çohuni nga gjumi, çohuni nga kafja, Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”.


Një ditë më parë, qytetarët marshuan fillimisht drejt Parlamentit, ku po zhvillohej votimi i rendit të ditës, dhe më pas u drejtuan te Kryeministria.

Organizatorët kanë deklaruar se do të vijojnë protestat çdo ditë nga ora 19:00, deri në plotësimin e kërkesave të tyre, mes të cilave përfshihet edhe anulimi i ligjeve që, sipas tyre, lidhen me mjedisin, natyrën dhe zonat e mbrojtura.


Video