Disa kosovarë të revoltuar: Shqipëria po na i merr të gjithë lojtarët, po na dëmton kombëtaren tonë

11 September 2023, 18:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Disa kosovarë të revoltuar: Shqipëria po na i merr të
Koreografia në ndeshjen Kosovë-Zvicër

Kombëtarja shqiptare e futbollit është duke përjetuar momente suksesi, teksa ndodhet një hap larg kualifikimit për herë të dytë në Europian.

Kjo kombëtare konsiderohet si ndër më të mirat në historinë e Shqipërisë, falë edhe punës së trajnerit të ri Silvinjo.

Kombëtarja gjithashtu është vlerësuar pasi ka afruar pranë vetes talente, si rrallë herë jo vetëm nga kampionati shqiptar, por edhe shqiptarë të Maqedonisë, shqiptarë të Kosovës dhe deri në Preshevë.

Kjo ka bërë që zemrat e shqiptarëve të çohen peshë me fitoret e këtij ekipi të mrekullueshëm që ka mbledhur talentet nga anembanë trojeve shqiptare, pranë nënës Shqipëri!

Por jo të gjithë,fatkeqësisht e shohin kështu. Disa kosovarë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre publikisht, duke kërkuar madje të ndalohen ftesat e FSHF-së për futbollistët shqiptarë të Kosovës.

Sado e trishtë të duket, ky është një realitet që nuk mund të fshihet, madje shfaqet hapur edhe në rrjetet sociale.

Përçarja dhe inatet mes "dy kombëtareve" sado të heshtura, duket se tashmë po plasin hapur. Në ndeshjen e Kosovës kundër Zvicrës, stadiumi vezullonte nga ngjyrat verdh e blu, por çuditërisht andej ishte zhdukur flamuri kuqezi që nuk figuronte askund.

Një koreografi, nxorri në shkallët e stadiumit disa shqiptarë të Kosovës, të talentuar por që të gjithë kishin një të përbashkët, kosovarizmin. Çuditërisht, ideatorët kishin përzgjedhur Rita Orën dhe jo Dua Lipën për shembull, e cila së fundmi "deklarohet shqiptare".

Për më tepër, futbollisti Xhaka, një shqiptar i Kosovës që luan për Zvicrën, deklaroi lidhur me largimet se "sa më shumë kombëtare të ketë, aq më mirë është".

Mesa duket, qëllimi "bashkë, më të fortë" duket se tashmë është më tepër një ëndërr për disa, dhe makth për disa të tjerë.

Megjithatë kjo ndarje nuk i ka qefmbetjet vetëm te sporti, ajo gjen mbështetje të fortë te politika dhe te përplasjet e inatet mes atyre të Shqipërisë dhe këtyre të Kosovës.

Disa kosovarë të revoltuar: Shqipëria po na i merr të


Video