Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për tre të akuzuarit, të cilët morën peng dhe dhunuar 32-vjeçarin në Devoll, Ilir Topçiu.
Bëhet fjalë për Alti Nallbatin, Marsel Buçin dhe Trajan Çelikun, për të cilët gjykata caktoi burg me afat 40 ditë.
Tre të arrestuarit, Alti Nallbati, vëllai i deputetit Bledion Nallbati, Marsel Buci dhe Trajan Çeliku, u arrestuan pak ditë më parë pasi rrëmbyen Ilir Topçiun në banësën e tij dhe e dhunuan në ambientet e një biznesi.
32-vjeçari, i cili ishte në "arrest shtëpie", është telefonuar nga autorët për të dalë jashtë në oborr, ku më pas është marrë me forcë nga të arrestuarit.
Ngjarja u raportua mbrëmjen e 31 tetorit, ndërsa kishte mësohet se kishte ndodhur më datë 27 tetor, në Devoll.
Alti Nallbati, vëllai i deputetit Bledion Nallbati, Marsel Buci dhe Trajan Çeliku, kanë marrë peng Ilir Topçiu, i cili ndodhej në 'arrest shtëpi' dhe e kanë keqtrajtuar në mjediset e banesës së njërit prej tyre.
Policia njoftoi arrestimin e tyre, teksa bëri me dije se ndaj Alti Nallbatit dhe Çelikut rëndon akuza e heqjes së paligjshme të lirisë dhe kanosje, ndërsa ndaj Buçit rëndon edhe akuza e plagosjes së lehtë me dashje.
Kujtojmë se Albi Nallbati, vëllai i deputetit demokrati, Bledion Nallbati, u përfshi edhe në një tjetër incident gjatë fushatës zgjedhore 2025.
Incidenti ndodhi mbrëmjen e 3 majit, ku deputeti i PD Bledion Nallbati dhe vëllai i tij, Alti Nallbati u konfliktuan me një shofer kamioni. Shkak i konfliktit u bë një aksident, i cili nuk ndodhi.