Digjet makina në Mamurras, shpëton shoferi

15 February 2025, 20:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Digjet makina në Mamurras, shpëton shoferi
Foto ilustruese

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në autostradën Laç-Mamurras, prane Fushë Gjormit.

Automjeti është përfshirë nga flakët në pjeset motorike, ndërsa drejtuesi ka dalë menjëherë nga mjeti pa lëndime.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë autoritetet, ndërsa automjeti është shkrumbuar totalisht.


Video