Dhunohen dy infermierë në Peqin dhe thyhen xhamat e spitalit

16 February 2023, 13:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dhunohen dy infermierë në Peqin dhe thyhen xhamat e spitalit
Spitali i Peqinit

Dy infermierë kanë rënë pre e dhunës nga pacienti në spitalin e Peqinit.

Autoritetet bëjnë me dije se 50-vjeçari me inicialet K. S. është dërguar nga familjarët në spital në gjendje të dehur. Por, duke qenë në gjendje të dehur, ai ka dëmtuar xhamat e spitalit të Peqinit dhe ka goditur dy infermieret që po i jepnin asistencën mjekësore.

Policia ka vënë në pranga 50-vjeçarin, i cili akuzohet për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”.


Video