Përplasja në Zvërnec, Apeli liron nga qelia një prej rojeve privatë!

14 Korrik 2026, 14:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gazmend Vathi

Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu një prej rojeve private të sigurisë, të arrestuara për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes me qytetarët protestues në Zvërnec, më 31 maj.

Për Gazmend Vathin, i cili ishte lënë në burg nga Gjykata e Vlorës, Apeli e zbuti masën e sigurisë në "arrest në shtëpi", ndërsa për Artur Granin la në fuqi masën "arrest në burg".

Ndërkohë, prej orës 14:00 po shqyrtohet ankimi i pronarit të kompanisë Major Security, Geraldo Biba.

Kujtojmë se gjatë përplasjeve me protestuesit në Zvërnec, një qytetar u tërhoq zvarrë nga forcat e sigurisë private, në prani edhe të efektivëve të Policisë së Shtetit, të cilët nuk reaguan.

Ndaj protestuesve u përdor edhe spraj piper, çka e rëndëoi edhe më tepër situatën gjatë tubimit.

Këto përplasje çuan në shkarkimin nga detyra të drejtorit të Policisë së Vlorës, Elidon Çela. Më pas, vendi u përfshi nga një valë protestash, të cilat vijojnë edhe sot.


Video