Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Janë zbardhur detaje të reja nga kokaina e sekuestruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në portin e Durrësit.
Burime bëjnë me dije se kokaina është gjetur e fshur brenda kutive me banane që vinte nga Ekuadori. Mësohet se bananet i përkisnin kompanisë Zico sh.p.k. ose siç njihet me brandin "BanaKing" e biznesmenit që jeton në ShBA Trifon Murataj.
Paraprakishit mësohet se janë 31 kg kokainë të sekuestruar, por kjo është ende e pakonfirmuar. Aktualisht policia po vijon kontrollin e të gjithë kontejnerit nëse mund të gjejë sasi tjetër kokaine.
Kjo nuk është hera e parë ku në kontejnerët e kompanisë Zico sh.p.k. gjenden sasish kokaine, pasi kjo ka ndodh edhe më herët.