Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Detaje të reja mësohen nga plagosja që ndodhi në Sarandë. I plagosuri është identifikuar si Devis Saliaj, 21 vjeç, nga Tirana.
Ai ka marrë një goditje me thikë në parakrah, por sipas mjekëve në spital, gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Për momentin, Saliaj para policëve nuk ka dhënë shumë informacione lidhur me rrethanat e ngjarjes, pasi ishte në gjendje të dehur në momentin e plagosjes.
Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.