Detaje/ 42-vjeçari u hodh nga ura e Babrroit dhe ndërroi jetë në vend, reagon policia: Ja çfarë ndodhi!

20 February 2026, 12:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Detaje/ 42-vjeçari u hodh nga ura e Babrroit dhe ndërroi jetë
Tiranë

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një person i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ura e Babrroit.

Viktima është identifikuar dhe ai është shtetasi me iniciale D. K, rreth 42 vjeç.

42-vjeçari, sipas policisë është vetëhedhur nga ura e Babrroit dhe ka rënë në rrugën e Unazës Lindore, ku për pasojë ka ndërruar jetë.


Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, të cilat po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë Kamëz:

Rreth orës 11:40, shtetasi D. K, rreth 42 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura e Babrroit dhe ka rënë në rrugën e Unazës Lindore. Si pasojë, ai ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.



Video