Këngëtarja e njohur shqiptare, Alida Hisku ishte e ftuar në emisionin S’e luan Topi në Top Channel këtë të shtunë.
Ajo rrëfeu përjetimet gjatë kohës së komunizmit, ku përfundoi në arrest shtëpiak pasi tre shoqe të stazhit i gjetën ditarin dhe e spiunuan.
Hisku: E dinim që në festival s’duhet të vishnim pantallona, se ishte modern, nuk duhet të mbanim flokë më të gjata se të supeve, do të na i prisnin. Pas festivalit shih si mi kanë pre mua aty. Unë njëherë kam marrë këpucët e Emës, më ngeci këpuca në një dërrasë, e lashë këpucën dhe dola zbathur. U zhduka nga aktivitetet, nga puna, nga çdo gjë, brenda 24 orëve. Kam qenë 24 vjeçe, mitroloz nuk kisha, kisha shkruar ëndrrat e mia, dëshirat e mia, sepse propaganda ime ishte të këndoja, u mbylla në shtëpi, nuk pësova asnjë lloj, sot e kësaj dite jam pa asnjë lloj.
Dënimi me arrest shkaktoi divorcin
Këngëtarja e njohur shqiptare, Alida Hisku rrëfeu për herë të parë në emisionin S’e Luan Topi ndarjen nga bashkëshorti pasi regjimi komunist e la në arrest shtëpiak.
Hisku: U zhduka nga aktivitetet, nga puna, nga çdo gjë, brenda 24 orëve. Kam qenë 24 vjeçe, mitraloz nuk kisha, kisha shkruar ëndrrat e mia, dëshirat e mia, sepse propaganda ime ishte të këndoja, u mbylla në shtëpi, nuk pësova asnjë lloj, sot e kësaj dite jam pa asnjë lloj. Më hante një padrejtësi në vetvete, shpresa, mendoja se në mos sot, nesër do dalësh prapë.
Rusi: Ishte dënimi që u bë shkak për ndarjen nga bashkëshorti?
Hisku: Pak a shumë.
Rusi: Nuk e pranoi dot, e vuajti si dënim, apo ishte kjo çështja armiku i partisë, i popullit.
Hisku: Këtë temë nuk e kam analizuar fare, kisha dy fëmijë u mora me ta, sepse duhet t’i vësh pllakën një diçkaje që të veprosh në një shkallë më të lartë të jetës, po të rrija të analizoj do arrija të harroja fëmijët, nisa punë në shtypshkronjë.
Ai vendosi të ndahej për shkak të këtij dënimi, ju mbetët me dy djemtë dhe në fillim të ’90 ju merrni malet dhe ikni.
Hisku: (Pohon me kokë). Po ika me dy djemtë. Na eci shyqyr Zotit mbarë, djali i vogël qante se ishte dimër, por e kaluam. Na morën ato dy durrsakët na çuan deri në Hungari, treni natën deri në Gjermani. Të gjithë refugjatët do të vuajnë vitet e para.