Borë dhe shi në vendin tonë, ARRSH apel shoferëve: Rrugët janë të hapura

5 April 2023, 09:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Borë dhe shi në vendin tonë, ARRSH apel shoferëve:

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar në lidhje me situatën e ndodhur në vendin tonë për shkak të reshjeve të borës që kanë përfshirë së fundmi disa zona malore.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ARRSH shkruan se gjatë natës temperaturat kanë qenë në vlera negative në zonat malore shoqëruar me reshje dëbore në lartësinë mbi 700m.

“Gjatë natës temperaturat kanë qenë në vlera negative në zonat malore shoqëruar me reshje dëbore në lartësinë mbi 700m.

Është punuar me mjete borëpastruese dhe me shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.

 Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme. #ARRSH #MIE”, shkruan ARRSH


Video