Bllokimi i qarkullimit në aksin Librazhd-Qafë Thanë, mjekët kalojnë pacienten përmes lumit me barelë

1 February 2026, 14:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bllokimi i qarkullimit në aksin Librazhd-Qafë Thanë, mjekët

Një masiv i madh gurësh ka rrëshqitur këtë të dielë në aksin rrugor Librazhd–Qafë Thanë, duke bllokuar plotësisht qarkullimin e automjeteve.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Dragostunjë, ku rrëshqitja e gurëve ka zënë të gjithë gjerësinë e rrugës, duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve.

Situata ka krijuar vështirësi edhe për një ambulancë që po transportonte një grua me këmbë të thyer drejt Spitalit të Elbasanit, e cila ka mbetur e bllokuar nga shembja.

Stafi mjekësor ka ndërhyrë menjëherë, duke e nxjerrë pacienten me barelë nga ambulanca dhe duke e kaluar në anën tjetër të rrugës përmes lumit pranë aksit, për të vijuar transportin dhe për t’i dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore.


Video