Bllokimi i aksit Librazhd–Qafë Thanë nga rrëshqitja e gurëve, Policia jep rrugën alternative drejt Tiranës!

1 February 2026, 16:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bllokimi i aksit Librazhd–Qafë Thanë nga rrëshqitja e

Qarkullimi i automjeteve në aksin rrugor kombëtar që lidh Tiranën me zonën Juglindore të vendit dhe anasjelltas vijon të jetë i bllokuar që prej orës 11:00 të ditës së dielë, në segmentin e njohur si “Kthesat e Dragostunjës”, në dalje të qytetit të Librazhdit.

Sipas të dhënave zyrtare, bllokimi i qarkullimit vazhdon ende, duke pamundësuar lëvizjen normale të mjeteve në këtë pjesë të rrugës.

Nga ora 11:00, shërbimet e Policisë Rrugore janë angazhuar në terren për menaxhimin e situatës dhe për orientimin e drejtuesve të automjeteve drejt akseve alternative.

Konkretisht, mjetet që udhëtojnë në drejtim të Tiranës dhe rretheve të tjera po devijohen përmes itinerarit Maliq – Lozhan – Moglicë – Gramsh – Elbasan.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të zbatojnë udhëzimet e shërbimeve të policisë në terren dhe të informohen paraprakisht mbi gjendjen e akseve rrugore, deri në normalizimin e plotë të qarkullimit në këtë segment.


Video