Bilanci i "Rrugores": Rreth 10 mijë gjoba në 1 javë, 22 drejtues mjetesh në pranga

29 Shtator 2024, 13:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rreth 10 mijë gjoba në 1 javë

Policia Rrugore e Tiranës arrestoi 22 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit, ndërkohë që janë vendosur rreth 10 mijë masa administrative.

Në një informacion zyrtar, Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin javor të punës së saj, ndërsa janë bllokuar edhe 11 automjete, 4 prej të cilave me targa të huaja.

Mbi 60 % të masave administrative të vendosura janë për parkim të gabuar, ndërsa 271 drejtues mjetesh janë gjobitur për përdorimin e celularit.

Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

? 22 Arrestime dhe procedime penale:

•3 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
•5 persona për pa leje drejtimi.
• 13 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
• ?? 1 person për largim nga vendi i aksidentit

? Masat administrative:

• 9.949 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,421 në ditë.
• 40 masa për xhama të zinj.
• 552 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
• 271 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
• 659 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
• ?? 483 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
• 6.827 masa për qëndrim të gabuar.
• 550 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.

? Pezullime dhe bllokime:

•  11 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
•  20 raste për tejkalim shpejtësie.
•  37 raste të ndryshme

11 automjete u bllokuan, përfshirë 4 me targa të huaja.

Video