Behar Bajri kishte aplikuar për azil në Francë, televizioni francez zbulon detaje: Si u lokalizua nga telefoni

6 September 2023, 19:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Behar Bajri kishte aplikuar për azil në Francë, televizioni
Behar Bajri

Behar Bajri kishte aplikuar për azil në Francë në vitin 2021, zbulon televizioni francez “Europe 1”.

I kërkuar nga Interpoli dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Bajri u prangos të hënën në Strasbourg, teksa po konsumonte i qetë kafenë në një lokal.

Televizioni francez e cilëson atë si kokën e një prej klaneve kriminale të Shqipërisë, i akuzuar për eliminimin e rivalëve.

“Prokuroria Kombëtare Shqiptare e ngarkuar me luftën kundër krimit të organizuar lëshoi një urdhër-arresti më 26 korrik, të shpërndarë me një njoftim të kuq të Interpolit. Falë hetimeve telefonike, hetuesit e Brigadës Kombëtare të Kërkimit të të Arratisurve (BNRF) të Zyrës Qendrore për Luftën kundër Krimit të Organizuar (OCLCO) arritën të lokalizojnë kriminelin në qytetin e Strasburgut”, bën me dije “Europe 1”.

Bajri u arrestua në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, pas zbërthimit të mesazheve të koduara të aplikacionit “Sky” që zbuluan se bashkëpunonte me biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe persona të tjerë për të kryer atentate ndaj rivalëve.


Video