Banesa u përfshi nga flakët, identifikohet viktima në Vlorë

12 June 2024, 08:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Banesa u përfshi nga flakët, identifikohet viktima në Vlorë

Pas më shumë se 12 orësh, policia ka mundur të identifikojë personin që humbi jetën si pasojë e një zjarri në një banesë të braktisur në qytetin e Vlorës.

Sipas bluve të qytetit bregdetar, viktima është shtetasi Sh.A. endacak, rreth 70 vjeç, i cili mendohet se strehohej herë pas here në banesën që shpërtheu në flakë.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e kaluar në lagjen “Osman Haxhiu”, teksa paraprakisht mendohet se shkaqet e zjarrit të kenë qenë aksidentale.


Video