Balluku bën rekurs në Gjykatën e Lartë për bllokimin e pasaportës

29 January 2026, 16:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Balluku bën rekurs në Gjykatën e Lartë për bllokimin e
Belinda Balluku

Zv/kryeministrja Belinda Balluku ka dorëzuar një rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës shtrënguese të ndalimit të daljes jashtë vendit.

Çështja pritet që të regjistrohet në Gjykatën e Lartë, më pas te hidhet shorti për të përcaktuar gjyqtarin relator, i cili brenda afatit ligjor, cakton datën se kur do shqyrtohet rekursi në shkallën e tretë te gjyqësorit.

Lidhur me masën e pezullimit nga ushtrimi i detyrës, Balluku nuk ka ngritur pretendime duke qenë se Apeli e ka pezulluar deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Masat ndaj Ballukut janë vendosur nga Prokuroria e Posaçme për shkak të akuzave të ngritura ndaj saj për dyshime mbi abuzime me vlerë miliona euro me tenderat publikë.


Video