Balla i 'bën' foto Bashës në avion!

15 Maj 2026, 13:48Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lulzim Basha

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka publikuar në rrjetet sociale një foto të ish-kryedemokratit Lulzim Basha, teksa ky i fundit ndodhet në avion. 

Në postimin e tij Balla nuk e kursen sarkazmën, duke risjellë në kujtesë disa nga lapsuset e ish-kreut të selisë blu, mes të cilave edhe problemet me matematikën.

“Kishte pak problem matematikën, bënte ndonjë gafë me datat historike, e bënte ditën natë, e maste energjinë me litra, por nuk bëhej kurrë pishman”, shkruan Balla në postim.

Balla i 'bën' foto Bashës në avion!

Lulzim Basha nuk është aktualisht aktiv në politikë, pasi dështoi të rizgjidhej deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare.  


Video