Bajram Begaj nuk është në hetim, Artur Merçollari reagon ndaj SPAK: Ose ka sekret hetimor, ose nuk ka!

8 June 2022, 12:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bajram Begaj nuk është në hetim, Artur Merçollari reagon
Artur Meçollari

Ish-kreu i Forcës Detare, Artur Meçollari i cili ka bërë kallëzim në SPAK ndaj Presidentit të zgjedhur Bajram Begaj, për kohën kur ishte shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ngre pikëpyetje lidhur me “sekretin hetimor” të çështjes.

Gjithçka pasi Meçollari e kallëzoi gjeneralmajor Begaj, si përgjegjës për ndërtimin e paligjshëm, të kryer në brendësi të territorit të bazës ushtarake së Shëngjinit dhe kërkesa për statusin e tij u etiketua si sekret hetimor nga organi i akuzës.

Meçollari ngre pikëpyetje, nëse ka ose jo sekret hetimor, pasi shprehet se dy rrugë nuk ka dhe për këtë arsye nxjerr edhe dokumentet e depozituara në SPAK.

"Ose ka sekret hetimor, ose nuk ka!!! Sipas SPAK ‘Kreu i ri i shtetit nuk është në hetim dhe nuk ka ndonjë hetim ndaj tij’. Përgjigja për kallëzuesin: sipas SPAK ‘është sekret hetimor’, shkruan Meçollari.

Kujtojmë se ky reagim i Meçollarit vjen pasi SPAK në një përgjigje lidhur me statusin e kandidatit për President para votimit, deklaroi se procedimi penal për bazën e Shëngjinit është regjistruar, por në të nuk ka emra konkret. Meçollari e akuzon presidenti i ri Bajram Begaj për tjetërsim të pronave të ushtrisë.



Video