“Babi eja se po vdes”, më këto fjalë ka lajmëruar teksa pa vdekjen me sy një ndër të plagosurit në Serbi mbrëmjen e djeshme.
Në një prononcim për mediat, gjyshi i një prej të plagosurve tregon për tmerrin që u përball pas sulmit të bërë nga 21 vjeçari në tri fshatra në Beograd. I riu ka lëndime të shumta, por siç mësuam nga familjarët e tij gjendja shëndetësore është stabile.
Nipi e thirri babin mbrëmë. Ai i tha: "Babi, hajde se po vdes, një burrë qëlloi mbi ne, ka masakër këtu”- na tregoi fatkeqi fjalët që i riu i plagosur i drejtoi babait të tij. Kur erdhi djali im, asnjëri prej tyre nuk qëndronte në tokë, të gjithë ishin shtrirë - shtoi Dobrica.
Ai ka thënë se djali i tij e ka dërguar nipin në spital dhe më pas i riu i plagosur është transportuar në Beograd.
Familja ka marrë informacion se djali që u qëllua është në gjendje të qëndrueshme dhe babai do të shkojë ta vizitojë. “Gostia” e përgjakshme e Uros Blazic, vetëm 21 vjeç u mori jetën 8 personave dhe plagosi 13 të tjerë.