Sulm me dron për të vrarë Putin? SHBA: Moska, qesharake

5 May 2023, 09:32Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sulm me dron për të vrarë Putin? SHBA: Moska, qesharake

Shtetet e Bashkuara i mohuan pretendimet ruse, sipas të cilave, ato organizuan një sulm me dron, që goditi të mërkurën ndërtesën e Kremlinit, me qëllim vrasjen e presidentit rus, Vladimir Putin.

Pasi akuzoi Ukrainën për kryerjen e sulmit të supozuar, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se ai është realizuar me mbështetjen e Uashingtonit.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, tha se ky është një “pretendim qesharak”. Ukraina tha se nuk ka asnjë lidhje me sulmin e supozuar. Putin, në atë kohë, nuk ishte në ndërtesë.

Sipas Kievit, Moska e inskenoi incidentin për ta përshkallëzuar luftën e saj në Ukrainë. Peskov tha se sulmi në Kremlin – një kompleks i madh qeveritar në qendër të Moskës – ndodhi të mërkurën herët.


Video