“I treguat fëmijëve foto të njerëzve të vrarë”, Vuçiç ngelet pa fjalë nga gazetari (Video)

5 May 2023, 09:17Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“I treguat fëmijëve foto të njerëzve të
Në foto: Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është ndjerë në siklet nga pyetja e parashtruar nga një gazetar, lidhur me masakrën në shkollën e Beogradit, përkatësisht lidhur me publikimin e fotografive.

Kreu i shtetit serb nuk është përgjigjur menjëherë, por iu deshën disa sekonda reflektim. Pyetja ishte tejet “goditëse”. Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale.

“Ju thoni që fëmijët nuk shohin televizor, por a do të bënit diçka ndryshe tani… u treguat atyre fëmijëve foto të personave të vrarë dhe të gjymtuar (të supozuar si viktima të klanit kriminal të drejtuar nga i arrestuari Veljko Belivuk) dhe folët për të gjitha këto. A mendoni gjithashtu se kjo mund të ketë kontribuar në të? A do të bënit të njëjtën gjë sot?”, ka qenë pyetja e gazetarit.


Video