Asgjësohen 3659 bimë kanabisi në Tropojë, nën hetim dy inspektorët e mjedisit

1 July 2023, 13:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Asgjësohen 3659 bimë kanabisi në Tropojë, nën hetim dy
Asgjësohen 3659 bimë kanabisi në Tropojë

Një sasi e konsiderueshme kanabisi është asgjësuar në Tropojë këtë të shtunë. Policia ka arritur të asgjësojë 3659 bimë kanabis të kultivuara në fshatrat Gonpepaj dhe Curraji Epërm. Në saj të këtij operacioni, janë vënë nën hetim 2 inspektorët e mjedisit në këto zona të dyshuar për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Moskallëzimi i krimit".

"Në vijim të kontrolleve antikanabis, me shërbime nga toka dhe me dronë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, kanë finalizuar fazën e dytë të operacionit policor të koduar 'Bjeshkët e Nemuna', në kuadër të të së cilës: -në fshatin Gjonpepaj, janë gjetur të kultivuara 3543 bimë të tjera narkotike cannabis sativa; në fshatin Curraj i Epërm, janë gjetur të kultivuara 116 bimë narkotike cannabis sativa", thuhet në njoftimin e policisë.

Bimët narkotike, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Ndërkohë vijojnë veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.


Video