“Asgjë s’na ndal drejt Shqipërisë europiane”, Lamallari për protestuesit: Udhëhiqen nga urrejtja e dhuna

5 July 2026, 13:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Asgjë s’na ndal drejt Shqipërisë europiane”,
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka publikuar në rrjetet sociale sot në 5 korrik dëmet që kanë shkaktuar protestuesit mbrëmë tek komisariati numër 3 në Tiranë.

Lamallari shprehet se në këtë protestë është parë vetëm urrejtje dhe shfaqje dhune.  

Ministri i cilëson protestuesit si “moralistë”, “kritikë gjithologë” dhe “revolucionarë delirantë”. Sipas tij, protestuesit po ndihmohen nga algoritmi për të krijuar një fushatë me helm, gjë që nuk ka vend në një Shqipëri europiane.

Postimi i ministrit të Brendshëm Besford Lamallari

Një shembull konkret i ciklit të dhunës që nis me urrejtjen e nxitur nga një deklaratë e papërgjegjshme në mëngjes ‘për prova dhune dhe gjaku’ por që u ndryshua në drekë, iu hodh ‘benzinë’ pasdite nga moralistët, kritikët gjithollogë dhe delirantët revolucionarë si ushqim për rrjetin përplot me profile të hapura rishtazi dhe shumëfishuar nga zyra gjetkë, ndihmuar nga algoritmi dhe shoqëruar në fund me një pjatë të helmatisur simbolikash ataviste të një kulture që nuk ka vend në Shqipërinë evropiane.

Jemi më pranë se kurrë përmbushjes së aspiratës kombëtare #Shqipëria2030 dhe asgjë nuk na ndal!


Video