Arrestohet Luis Konomi, kërcënoi biznesmenin për t’u tërhequr nga tenderi, ishte bashkë me Ramazan Rrajën

19 April 2023, 22:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohet Luis Konomi, kërcënoi biznesmenin për t’u
Foto ilustruese

Luis Konomi, njëri nga dy personat që kërcënoi me jetë biznesmenin e Cërrikut Eral Myftaraj për t’u tërhequr nga tenderi i druve që fitoi nga Bashkia e Tiranës, është arrestuar nga policia.

Luis Konomi ka qenë së bashku me Ramazan Rrajën, i cili u arrestua te ura e Gjoles në Fushë Krujë.

Të dy kanë qenë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Luis Konomi së bashku me Edmir Bocin kërcënuan biznesmenin Eral Myftaraj për t’u tërhequr nga tenderi të cilin e kishte fituar.

Konomi dhe Boci ishin pajtuar nga biznesmeni Shaqir Alcani dhe djali i tij Algert Alcani për të kërcënuar konkurrentin në tender Eral Myftaraj.

 


Video