"E dorëzova dorëheqjen, më në fund!', Ardi Veliu largohet nga AMP: Kjo është dita ime e fundit!

23 October 2023, 10:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"E dorëzova dorëheqjen, më në fund!', Ardi Veliu
Ardi Veliu

Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Lajmi është bërë i ditur nga Vox News tre ditë më parë, ndërsa sot Veliu e ka konfirmuar për mediat duke deklaruar se: “Po e dorëzova dorëheqjen, më në fund”. 

Mëngjesin e kësaj të hëne Veliu ka bërë një mbledhje me vartësit e tij, ku dhe u ka komunikuar se ky do të jetë takimi i fundit i punës me të, pasi është dorehëqur.

Ardi Veliu u emërua në krye të AMP-së në shtator të vitit 2022, pas lirimit nga detyra si zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Veliu më herët ka qenë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

 


Video