Arbër Veliaj paraqitet sërish në SPAK, dorëzon dokumente te hetuesit e BKH-së

22 August 2025, 09:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arbër Veliaj paraqitet sërish në SPAK, dorëzon dokumente te
Arbër Veliaj

Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur edhe mëngjesin e sotëm, në SPAK.

Ai u pa me disa dokumente në duar, të cilat i dorëzoi tek hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Qëndrimi në ambientet e Prokurorisë së Posaçme nuk ishte i gjatë. Pas afro 20 minutash ai doli nga SPAK duke mos dhënë asnjë prononcim për gazetarët.   

Ditën e djeshme Arbër Veliaj u pyet për rreth 4 orë në cilësinë e personit që ka dijeni për hetimet e dosjes ‘Veliaj’, ndërsa në një prononcim për gazetarët u shpreh: “Erdha vullnetarisht për të shprehur bashkëpunim tim me këtë institucion”.

Veliaj u mor i pandehur më datë 24 korrik për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurisë dhe futje e sendeve në burg. 





Video