Antidroga në Tiranë sekuestron 5 kg kokainë dhe heroinë me vlerë 500 mijë euro, arrestohen dy trafikantët (emrat)

24 August 2026, 09:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Antidroga në Tiranë sekuestron 5 kg kokainë dhe heroinë me

Antidroga e Policisë së Tiranës ka sekuestruar një nga sasitë më të mëdha të drograve të forta në kryeqytet.

Gjatë një operacioni me emrin “Drejtimi”, mësohet se janë sekuestruar 3 kg kokainë dhe 2 kg heroinë.

Vlera e drogës që do të hidhej në treg, përllogaritet mbi 500 mijë euro.

Në prangat e policisë ndërkohë, kanë rënë Mirand Herri dhe Luftim Hoxha, të cilëve iu sekuestrua droga.

Ata u mbajtën prej ditësh nën vëzhgim.

Policia pritet të japë në vijim, më shumë informacion për këtë operacion.



Video