AMP me "DORË të HEKURT" pezullon nga detyra 3 policë të “Shqiponjës”: Dhunuan qytetarin, e bën për “spital”!

13 June 2025, 10:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
AMP me "DORË të HEKURT" pezullon nga detyra 3 policë
Reparti “Shqiponjat” në Tiranë

Tre punonjës policie të repartit “Shqiponjat” në Tiranë, janë pezulluar nga detyra, pasi akuzohen se kanë dhunuar një qytetar pa arsye.

Sipas njoftimit të AMP-së tre efektivët, Egzon Toskaj, Denis Gerdeci
dhe Elis Noto akuzohen se ata kanë ndaluar një automjet dhe me veprime arbitrare kanë dhunuar shoferin.

Pas përplasjes, shoferi ka përfunduar në Spitalin Universitar të Traumës për trajtim mjekësor.

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për tre punonjës policie të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kryerje e veprimeve arbitrare në bashkëpunim”.

Inspektor E. T., me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja.
Inspektor D. G., me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja.
Inspektor E. N., me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja.


Video