Alarm për bombë në një tjetër qendër tregtare në Tiranë

26 April 2026, 14:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Alarm për bombë në një tjetër qendër tregtare

Alarm për bombë në qendrën tregtare QTU, njësoj si mbrëmjen e kaluar te Toptani.

Për arsye sigurie, janë evakuuar të gjithë punonjësit dhe qytetarët.

Një e-mail ka mbërritur në adresë të shefit të sigurisë së qendrës tregtare, për vendosjen e bombës.

Sakaq Policia ndodhet në vendngjarje, ku nga kontrollet nuk është konstatuar asnjë gjë e dyshimtë.


Video