Alarm në Tiranë/ Zjarr pranë depove me dinamit në fshatin Qinam

4 September 2026, 17:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Alarm në Tiranë/ Zjarr pranë depove me dinamit në fshatin
Foto ilustruese

Një vatër zjarri me rrezikshmëri të lartë është aktivizuar në fshatin Qinam të Tiranës, pikërisht pranë një depoje ku ruhen lëndë plasëse, duke ngritur në alarm të menjëhershëm autoritetet dhe shërbimet e emergjencës.

Sapo është dhënë alarmi për afërsinë e flakëve në vendngjarje kanë mbërritur forca të Policisë së Shtetit, mjete të shërbimit zjarrfikës si dhe autoambulanca.

Efektivët po punojnë me intensitet në terren për vënien nën kontroll dhe izolimin e shpejtë të vatrës së zjarrit, me qëllim shmangien e çdo rreziku për shpërthim apo pasoja të rënda për zonën rrethuese.

 


Video