
Një incident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Itali, një shqiptar ka spërkatuar apartamentin e tij me benzinë dhe ka kërcënuar se do t'i vinte flakën vetes.
Mediat italiane shkruajnë se 48-vjeçari shqiptar vendosi t’i jepte fund jetës pas një mosmarrëveshjeje familjare.
Alarmi u dha rreth orës 22:30 ndërsa disa patrulla zjarrfikëse mbërritën menjëherë në Corso Vercelli dhe u përpoqën të hynin në apartament. Negociatorët e karabinierëve u vendosën jashtë dhe filluan të flisnin me punëtorin. Pas orësh ata arritën ta bindnin 48-vjeçari të hiqte dorë nga plani i tij i zjarrvënies.
Pas kësaj ai u transportua për në ambientet e spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore.
Autoritetet italiane po hetojnë më shumë mbi shkaqet që çuan 48-vjeçarin të shkonte drejt atij veprimi dhe rrethanat e kryerjes së tij.