Aksion i madh policor në Tiranë, "Operacionalja" rrethon "Kodrën e Diellit"

15 November 2024, 19:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksion i madh policor në Tiranë, "Operacionalja" rrethon
Foto ilustruese

Një aksion i madh antidrogë është zhvilluar këtë mbrëmje në Tiranë.

Aksioni po zhvillohet te zona e njohur si "Kodra e Diellit 2" por edhe në disa lagje të tjera të kryeqytetit ku ka prezencë të lartë të policisë.

Mendohet se operacioni i policisë ka në shënjestër eksponentë të krimit, dhe shpërndarës të kokainës. Momentalisht raportohet për disa persona të arrestuar.

Operacioni është duke u zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me agjenci të huaja ligjzbatuese dhe ka për qëllim goditjen e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës.


Video