Aksidentohen në qendër të Rrogozhinës dy fëmijë, shoferi ikën nga vendngjarja

9 June 2023, 21:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksidentohen në qendër të Rrogozhinës dy fëmijë,
Foto ilustruese

Dy fëmijë të mitur kanë mbetur të plagosur këtë të premte në qendër të Rrogozhinës.

Mësohet se ata janë aksidentuar nga një makinë tip “Ford”. Shoferi mbetet ende i paidentifikuar pasi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Policia ka njoftuar se dy të miturit janë të moshës 10 dhe 11 vjeç. Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Uniformat blu njoftojnë se po punojnë për identifikimin, kapjen e shoferit dhe sqarimin e rrethanave të plota të këtij aksidenti.


Video